Conference League rikthehet këtë të enjte me katër ndeshjet e para çerekfinale, të cilat do të zhvillohen në disa stadiume europiane.
Programi hapet në orën 18:45 në “Vallecas” të Madridit, ku Rayo Vallecano përballet me AEK Athens, në një duel që vë përballë edhe disa futbollistë shqiptarë.
Ivan Balliu nga skuadra spanjolle dhe Thomas Strakosha me Stavro Pilo nga ekipi grek, të cilët pak ditë më parë ishin së bashku në Kombëtaren shqiptare, këtë herë do të jenë rivalë në fushë.
Në orën 21:00 do të zhvillohen tre sfida të tjera. Në Londër, Crystal Palace pret Fiorentinën, ndërsa skuadra italiane vjen me disa mungesa të rëndësishme, si Moise Kean, Fabiano Parisi, Solomon, Lamptey dhe Fortini.
Në të njëjtin orar do të luhen edhe përballjet Mainz – Strasbourg dhe Shakhtar Donetsk – AZ Alkmaar.
Ndeshjet e kthimit për këto çerekfinale do të zhvillohen pas një jave.
Lini një Përgjigje