TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2026, 22:17

Rrëmbeu shënimet e Donarumës dhe kualifikoi Bosnjën në Botëror, 14-vjeçari nxjerr letrën në ankand; të ardhurat për bamirësi

Shkruar nga Pamfleti

Rrëmbeu shënimet e Donarumës dhe kualifikoi Bosnjën në

Një episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjes mes Bosnje-Hercegovinës dhe Italisë, e vendosur nga goditjet e penalltive. Protagonist është bërë Afan Cizmic, një djalë 14-vjeçar që shërbente si mbledhës topash pranë portës.

Sipas deklarimeve të tij, Cizmic arriti të marrë një letër që i përkiste portierit të Italisë, Donaruma ku ishin shënuar preferencat e lojtarëve për ekzekutimin e penalltive.

Si ndodhi episodi

14-vjeçari ka shpjeguar se vendosi të ndërhynte pasi pa portierin italian, duke grisur një letër që i përkiste portierit të Bosnjës, Vasilj. Në këtë moment, ai mori një tjetër shënim që lidhej me strategjinë e penalltive të skuadrës italiane.

Nuk ka konfirmim zyrtar mbi ndikimin konkret të këtij episodi në rezultatin e ndeshjes, por rasti është komentuar gjerësisht në media dhe rrjetet sociale.

Çfarë do të ndodhë me letrën

Cizmic ka deklaruar se e ka ruajtur letrën dhe planifikon ta nxjerrë në ankand. Sipas tij, të ardhurat që do të sigurohen nga shitja do të shkojnë për qëllime bamirësie.

afan cizmic heroi boshnjak

Lini një Përgjigje