TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2026, 21:11

Dha dorëheqjen nga drejtimi i Federatës Italiane, Gravina bën thirrjen e fortë: Sistemi, ekonomikisht i papërballueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Dha dorëheqjen nga drejtimi i Federatës Italiane, Gravina bën

Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen më 22 qershor. Në një dokument analitik të hartuar prej tij, Gravina paraqet gjendjen aktuale të futbollit italian, duke evidentuar problematikat kryesore dhe duke propozuar një paketë reformash për të ardhmen.

Sipas analizës së ish-presidentit, sistemi i futbollit italian përballet me disa sfida strukturore:

1- Numër i ulët i lojtarëve italianë dhe të rinj në qarkullim

2- Përqindje e kufizuar e aktivizimit të futbollistëve vendas

3- Investime të pamjaftueshme në sektorin e të rinjve

4- Një model ekonomik i vështirë për t’u përballuar nga klubet

5- Hendek i theksuar në infrastrukturë

6- Mungesë aftësie për të ndërtuar një sistem funksional dhe të qëndrueshëm

7- Në dokument, Gravina sugjeron një sërë masash konkrete:

8- Përfshirja e futbollit në të ardhurat nga bastet, përmes një përqindjeje të dedikuar

9- Heqja e ndalimit për reklamat e operatorëve të basteve

10- Rikthimi i “Dekretit të Rritjes” për të rritur konkurrueshmërinë në merkato

11- Mbështetje për ndërtimin e stadiumeve të reja dhe modernizimin e impianteve ekzistuese, edhe në funksion të Euro 2032

12- Reforma në sektorin e arbitrimit

13- Ristrukturim i kampionateve (aktualisht i vështirë për shkak të mungesës së konsensusit mes palëve)

gabriele gravina ish-presidenti i federatës italiane të futbollit

Lini një Përgjigje