TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2026, 19:07

“Ata që më ndihmuan ishin kuajt”, rrëfehet vajza e Shumaker pas aksidentit tragjik të kampionit të F1: Kisha nevojë të bëja diçka

Shkruar nga Pamfleti

“Ata që më ndihmuan ishin kuajt”, rrëfehet vajza e

Pas një prej familjeve më ikonike në botën e Formula 1, qendron një histori personale që shkon përtej pistave të garave dhe sukseseve sportive.

Në dokumentarin “Horsepower: The World of Gina Schumacher”, Gina Shumaker, vajza e legjendës së Formula 1 Majkëll Shumaker, ndan për herë të parë publikisht rrugëtimin e saj personal, i ndikuar thellë nga aksidenti i rëndë i babait në vitin 2013 dhe ndryshimet që pasuan në jetën e familjes.

Gina tregon se pas ngjarjes, ajo ndjeu nevojën për t’u përqendruar në një pasion të fortë që e kishte shoqëruar prej kohësh. “Kisha nevojë të bëja diçka,” shprehet ajo në dokumentar. “Pas aksidentit të babait tim, iu përkushtova plotësisht kësaj, sepse nuk mund të jetoja pa kuajt. Ata më ndihmuan të kapërceja gjithçka.”

Lidhja e saj me kuajt nisi vite më parë gjatë një udhëtimi familjar në Dubai, ku Shumakerët u njohën me racën Quarter Horses, të njohur për natyrën e tyre të qetë dhe bashkëpunuese.

Në dokumentar shfaqet edhe Korina Shumaker, bashkëshortja e Majkëll Shumaker, e cila kujton një moment domethënës nga e kaluara. Sipas saj, Majkëll kishte parashikuar potencialin e vajzës së tyre në sportet me kuaj: “Majkëll më tha: ‘Gina do të jetë shumë më e mirë se ti. Sepse ajo është më egoiste. Si atlet, duhet të jesh i tillë në një farë mënyre. Dhe kjo është një gjë pozitive.’”

Që nga aksidenti me ski në Méribel të Francës në vitin 2013, gjendja shëndetësore e Majkëll Shumaker mbetet e panjohur për publikun. Familja ka zgjedhur ta mbajë këtë informacion privat, duke ruajtur diskrecion të plotë për një nga figurat më të mëdha të sportit motorik.

gina shumaker vajza e majkëll shumaker

Lini një Përgjigje