TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2026, 18:45

U rikthye te goli pas pezullimit, mesfushori shqiptar pjesë e formacionit të javës në Kroaci (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

U rikthye te goli pas pezullimit, mesfushori shqiptar pjesë e formacionit

Mesfushori shqiptar Adrion Pajaziti zhvilloi një paraqitje pozitive me Hajduk Split në ndeshjen e kampionatit kroat kundër Istrës, ku kontribuoi në fitoren 1-3 të skuadrës së tij.

23-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në suksesin e ekipit në transfertë. Ky ishte rikthimi i tij në fushë pas një mungese prej tre javësh, për shkak të pezullimit.

Falë performancës së tij, Pajaziti u përfshi në formacionin më të mirë të javës së 28-të në kampionatin kroat. Paraqitja e mesfushorit të Kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 8.2.

U rikthye te goli pas pezullimit, mesfushori shqiptar pjesë e formacionit

adrion pajaziti mesfushori shqiptar hajduk split

Lini një Përgjigje