TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2026, 18:01

Ernest Muçi “zhduket” nga Trabzonspori, sulmuesi kuqezi rrezikon pezullimin në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi “zhduket” nga Trabzonspori, sulmuesi kuqezi

Ernest Muçi, i cili iu bashkua Kombëtares shqiptare me pritshmëri të larta për fazën “play-off” të Kupës së Botës, pati një aktivizim minimal në përballjen ndaj Polonisë, ku u fut vetëm në minutat e fundit pa arritur të ndikojë në rezultat.

Në ndeshjen pasuese kundër Ukrainës, 25-vjeçari nuk ishte i gatshëm për shkak të problemeve fizike. Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi përmes një njoftimi zyrtar se, pas ekzaminimeve me rezonancë magnetike, te lojtari ishte konstatuar një edemë në nivelin e muskulit.

Fillimisht u raportua se dëmtimi nuk ishte serioz dhe se Muçi pritej të rikthehej shpejt në fushë, duke qenë i gatshëm për përballjen e rëndësishme ndaj Gallatasarajit. Megjithatë, kjo nuk ndodhi. Sulmuesi shqiptar mungoi jo vetëm në formacion, por edhe në stolin e rezervave në fitoren 2-1 të Trabzonsporit.

Shqetësimi rritet edhe më tej nga fakti se Muçi nuk është shfaqur në seancat stërvitore të ekipit turk. Në publikimet zyrtare të klubit, ai nuk figuron mes lojtarëve që po përgatiten për ndeshjen e radhës kundër Alaniasporit, e planifikuar për më 11 prill.

Aktualisht, nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij në fushë, ndërsa mungesa e tij vjen në një moment kur po kalonte një nga sezonet më të mira në karrierë.

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje