
Autoritetet italiane kanë ndërmarrë një operacion të gjerë këtë mëngjes, duke lëshuar masa paraprake ndaj 54 personave në disa qytete të vendit. Hetimi është koordinuar nga Prokuroritë Publike të Beneventos, Catanzaros, Cosenzas, Milanos, Reggio Calabria, Rovigos, Vibo Valentias dhe Viterbos dhe synon aktivitetet e dyshuara kriminale të organizuara në stilin e ‘Ndrangheta-s.
Sipas burimeve hetimore, në qendër të operacionit janë dyshimet për përfshirje në organizata kriminale me karakter mafioz dhe trafik të lëndëve narkotike.
Ndër personat nën hetim rezulton edhe Marko Ferdiko, ish-lider i tifozëve ultras të Interit. Ai është dënuar më herët me katër vite e tetë muaj burg në kuadër të hetimit të njohur si “Doppia Curva”. Aktualisht, Ferdiko ndodhet në proces gjyqësor në Milano, i akuzuar për vrasjen e Vittorio Boiocchi, një tjetër figurë e njohur në skenën e tifozëve të organizuar milanezë. Në këtë fazë të re hetimi, ndaj tij rëndojnë dyshime për lidhje me struktura të tipit mafioz dhe përfshirje në trafik droge.
Sipas hetimeve paraprake, të dyshuarit përballen me një sërë veprash penale, përfshirë:
1- pjesëmarrje në organizatë kriminale të stilit mafioz
2- trafik të lëndëve narkotike
3- tentativë vrasjeje
4- sulm të rënduar
5-pranimi i mallrave të vjedhura
6- dëmtim i rënduar i pronës
7- posedim dhe mbajtje armësh dhe eksplozivësh në vende publike
8- zhvatje
9- kërcënime dhe sulm ndaj zyrtarëve publikë
10- ndihmë për shmangie nga dënimi dhe favorizim të autorëve
11- transferim mashtrues i pasurisë
12-vrasje kafshësh
Lini një Përgjigje