
Sulmuesi i Bajern Mynih, Luis Diaz, ishte protagonisti që i dha avantazhin ekipit bavarez në fitoren 2-1 ndaj Real Madridit në “Bernabeu”. Megjithatë, pavarësisht suksesit në transfertë, ai pranoi se skuadra nuk mbeti plotësisht e kënaqur me paraqitjen.
“Mendoj se morëm rezultatin që donim, por largohemi me ndjesinë e hidhur se mund të kishim shënuar të paktën edhe një gol tjetër. Patëm raste për të shënuar. Duhet të analizojmë se çfarë bëmë gabim dhe ta korrigjojmë për ndeshjen tjetër.
Ishte një ndeshje e vështirë. E dinim që Real Madridi është shumë i fortë këtu. Ata luajtën mirë, një pjesë e parë e mirë. Të dyja ekipet patën raste. Në pjesën e dytë, e kontrolluam lojën pak më shumë dhe mendoj se nëse do të kishim shënuar një nga ato raste, do të kishim shkuar në shtëpi me një epërsi më të sigurt. Duhet të jemi gati për ndeshjen e kthimit.
Ne përpiqemi të tregojmë Bajernin më të mirë. Çdo ndeshje paraqet sfida të ndryshme. Duhet të kemi bindjen se kemi një ekip të shkëlqyer dhe do të punojmë për të arritur qëllimet tona”, u shpreh sulmuesi kolumbian i bavarezëve.
Lini një Përgjigje