TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2026, 21:59

Champions League/ La Liga dhe Bundesliga në garë, Spanja ka nevojë prë Realin për vendin e pestë

Shkruar nga Pamfleti

Champions League/ La Liga dhe Bundesliga në garë, Spanja ka

Renditja aktuale e koeficientëve të UEFA-s e pozicionon La Ligën në vendin e dytë, menjëherë pas Premier Ligës, ndërsa Bundesliga shihet si rivali kryesor në garën për sigurimin e një vendi shtesë në UEFA Champions League.

Në këtë kuadër, përballja çerekfinale mes Realit të Madridit dhe Bajernit  të Mynihut merr një peshë të veçantë, pasi rezultati i saj mund të ndikojë drejtpërdrejt në balancën e koeficientëve mes ligave. Një eliminim i skuadrës gjermane nga madrilenët do të përforconte ndjeshëm pozitat e La Ligës ndaj Bundesligës.

Nëse Reali i Madridit arrin të kualifikohet në gjysmëfinale, Gjermania rrezikon të mbetet pa përfaqësues në këtë fazë të kompeticionit. Ndërkohë, Spanja do të kishte të paktën dy skuadra në gjysmëfinale, duke marrë në konsideratë edhe përballjen tjetër mes Barcelonës dhe Atlletikos së Madridit.

Sipas klasifikimit aktual të koeficientëve të UEFA-s, Anglia kryeson me 24.791 pikë, e ndjekur nga Spanja me 20.281 pikë dhe Gjermania me 19.428 pikë. Pas tyre renditen Portugalia me 18.900 pikë dhe Italia me 18.714 pikë.

Ecuria e Bajernit të Mynihut në vazhdim të sezonit europian mbetet një faktor kyç për Bundesligën. Performanca e skuadrës gjermane do të përcaktojë nëse Gjermania do të arrijë të rivalizojë për dy vendet e para në renditje, të cilat garantojnë një vend shtesë në Champions League.

champions league la liga bundesliga

Lini një Përgjigje