TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2026, 19:27

10 mln euro në sezon/ Federata Braziliane “çmendet” pas Ançelotit, tekniku italian firmos deri në Botërorin 2030

Shkruar nga Pamfleti

10 mln euro në sezon/ Federata Braziliane “çmendet” pas

Trajneri italian Karlo Ançeloti pritet të rinovojë kontratën me përfaqësuesen e Brazilit, ndonëse ka më pak se një vit në krye të skuadrës dhe rezultatet deri tani nuk janë konsideruar bindëse.

Sipas burimeve nga “ESPN”, marrëveshja e re është pothuajse e përfunduar dhe gëzon miratimin e të dyja palëve. Përfaqësues të Federatës Braziliane kanë konfirmuar se detajet janë diskutuar më herët dhe pritet vetëm formalizimi i kontratës pas përfundimit të ndeshjeve miqësore.

E kemi diskutuar deri në detaje, kemi folur para se të largoheshim nga Brazili dhe kemi rënë dakord që pas ndeshjeve miqësore të firmosim marrëveshjen e re”, është shprehur Samir Çaud nga Federata Braziliane.

Edhe vetë Ançeloti ka lënë të kuptohet se nuk ka pengesa për vazhdimin e bashkëpunimit. “Federata nuk ka probleme të rinovojë dhe as unë nuk kam. Nuk mendoj se do të kemi probleme”, ka deklaruar ai.

Sipas të njëjtave burime, trajneri italian, i cili aktualisht ka kontratë deri në fund të Botërorit 2026, pritet ta zgjasë marrëveshjen deri në vitin 2030. Kontrata e re parashikon një formulë 2+2, duke u dhënë palëve mundësinë e ndërprerjes së bashkëpunimit pas dy vitesh.

Ançeloti do të vazhdojë të jetë trajneri më i paguar në historinë e përfaqësueses braziliane, me një pagë vjetore prej rreth 10 milionë eurosh. Objektivi kryesor mbetet ndërtimi i një skuadre konkurruese për Botërorin e ardhshëm.

 

karlo ançeloti tekniku italian brazili

Lini një Përgjigje