
Ernest Muçi vijon të jetë në qendër të vëmendjes në Turqi, por kësaj here jo për paraqitjet në fushë. Sulmuesi shqiptar mungoi në ndeshjen ndaj Gallatasarajit për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë grumbullimit me ekipin kombëtar. Ky problem e detyroi të ndërpresë qendrimin me Shqipërinë dhe të kthehet menjëherë në Turqi për të nisur riaftësimin.
Sipas raportimeve të mediave turke, gjatë kësaj periudhe Muçi ka pësuar një tjetër dëmtim, kësaj here në kyçin e këmbës. Ky komplikim vjen pas shqetësimeve të mëparshme në zonën e ijës, duke e bërë më të paqartë gjendjen e tij fizike dhe kohën e rikthimit në fushë.
Pas ndeshjes me Gallatasarajin, trajneri i Trabzonsporit, Fatih Tekke, u shpreh se është e vështirë që Muçi të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës, duke lënë të kuptohet se rikuperimi i tij mund të zgjasë.
Dëmtimi i Muçit vjen në një moment vendimtar të sezonit. Trabzonspori është rikthyer në garë për titull në kampionatin turk, duke mbajtur vendin e tretë me pikë të barabarta me Fenerbahçen, 63 dhe vetëm një pikë pas Gallatasarajit.
Lini një Përgjigje