TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2026, 16:52

Fat apo supersticion/ Sa herë që Italia nuk shkon në Botëror, Reali fiton Champions; a do përsëritet edhe këtë vit historia?

Shkruar nga Pamfleti

Fat apo supersticion/ Sa herë që Italia nuk shkon në

Italia është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike pas një tjetër dështimi të madh, duke mbetur jashtë një tjetër Kupe Bote për të tretin Botëror radhazi. Eliminimi i një prej skuadrave më historike të futbollit botëror konsiderohet një goditje e rëndë për futbollin italian, duke e lënë atë në një gjendje zhgënjimi dhe reflektimi.

Megjithatë, për një pjesë të tifozëve, veçanërisht ata të Realit të Madridit, ky zhvillim shihet edhe në një tjetër këndvështrim. Sipas një koincidence të vërejtur ndër vite, mungesa e Italisë në Botëror ka përkuar shpesh me suksese të klubit madrilen në Ligën e Kampioneve.

Një nga rastet më të hershme daton në vitin 1958, kur Italia nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës. Në të njëjtin sezon, Reali i Madridit fitoi Kupën e tretë të Evropës radhazi, duke mposhtur Milanin në finale me rezultatin 3-2, në një ndeshje ku spikati Alfredo Di Stéfano.

Një tjetër episod i ngjashëm u regjistrua në vitin 2017. Italia humbi mundësinë për të marrë pjesë në Botërorin e Rusisë 2018, pasi u eliminua nga Suedia në “play-off”. Në atë sezon, Reali i Madridit, nën drejtimin e Zinedin Zidan, arriti të fitojë Ligën e Kampioneve për të tretin vit radhazi, një arritje historike në epokën moderne të kompeticionit.

E njëjta situatë u përsërit edhe në vitin 2022. Italia, nën drejtimin e Roberto Mançinit, u eliminua në mënyrë surprizë nga Maqedonia e Veriut në “play-off”, me një gol vendimtar të Aleksandër Trajkovskit në minutën e 91-të.

Në të njëjtin sezon, Reali i Madridit, i drejtuar nga Karlo Ançeloti, arriti të triumfojë sërish në Ligën e Kampioneve. Madrilenët siguruan trofeun pas një sezoni të karakterizuar nga përmbysje spektakolare, duke mposhtur në finale Liverpulin falë golit të vetëm të Vinicius ZhJunior.

italia reali i madridit

Lini një Përgjigje