TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2026, 16:30

“Do të më sjellë shumë përfitime”, Kristian Shpendi: Luajta një ndeshje të shkëlqyer

Shkruar nga Pamfleti

“Do të më sjellë shumë përfitime”, Kristian

Sulmuesi shqiptar i Çezenës, Kristian Shpendi, ka komentuar barazimin ndaj Sudtirolit, duke u ndalur veçanërisht te roli i ri që i është besuar nga trajneri Eshli Kol pas ardhjes së këtij të fundit në stol.

Sipas Shpendit, ndryshimi i pozicionit në fushë përbën një mundësi për zhvillimin e tij si lojtar.

Është diçka që mund të më sjellë vetëm përfitime. Sigurisht, në ndeshjet e para duhet të mësohesh dhe të mësosh lëvizjet. Por nëse filloj në të majtë, mund të tërhiqem dhe të provoj lojën time”, u shpreh ai.

Trajneri anglez e ka krahasuar këtë rol me atë të legjendës franceze Tierri Henri, me të cilin ka ndarë fushën e lojës për vite tek Arsenali.

Në lidhje me aksionin ku topi përfundoi në rrjetë, por u regjistrua si autogol i mbrojtësit Davit, Shpendi dha versionin e tij:

Personalisht, jam i lumtur që u ktheva në portë dhe mendoj se shënova. Nuk mendoj se topi shkoi plotësisht në rrjetë pasi mbrojtësi e preku atë”, tha ai për “Il Resto del Carlino”.

Megjithatë, mbetet fakti që presioni i ushtruar nga sulmuesi shqiptar çoi në gabimin e kundërshtarit dhe realizimin e autogolit.

Shpendi vlerësoi pozitivisht edhe paraqitjen e skuadrës:

Mendoj se luajta një ndeshje të shkëlqyer dhe mendoj se e gjithë skuadra bëri një performancë të shkëlqyer.”

Sulmuesi nuk e fshehu dëshirën për të qendruar më gjatë në fushë, por tregoi mirëkuptim për vendimin e trajnerit:

Zëvendësimi? Askush nuk është i lumtur kur zëvendësohet, të gjithë duam të luajmë sa më shumë të jetë e mundur. Por është vendimi i trajnerit, të cilin e kuptoj 100%”, përfundoi ai.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar çezena

Lini një Përgjigje