TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2026, 22:43

Portieri shqiptar drejt largimit nga Zvicra, “hirushja” e Champions League kërkon gardianin 25-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Portieri shqiptar drejt largimit nga Zvicra, “hirushja” e Champions

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Amir Saipi, pritet të mbyllë aventurën e tij me Luganon pas një periudhe pesëvjeçare në klubin zviceran. Lajmi bëhet i ditur nga media zvicerane “Blick.ch”, e cila raporton për interesimin konkret të Bodo/Glimt, kampionëve në fuqi të Norvegjisë.

Gjatë qendrimit te Lugano, Saipi është konsideruar si një nga portierët kryesorë të ekipit, duke qenë një element i rëndësishëm në formacion. Performancat e tij të qendrueshme i kanë siguruar gjithashtu vend në përfaqësuesen e Kosovës.

Klubi norvegjez Bodo/Glimt, i cili në këtë edicion të Champions League është konsideruar si një nga surprizat kryesore, ka shfaqur interes për shërbimet e portierit shqiptar. Megjithatë, detaje të mëtejshme mbi negociatat apo një marrëveshje të mundshme nuk janë bërë publike.

Një kalim i mundshëm në Norvegji do të përbënte një hap të ri në karrierën e Saipit, duke i ofruar atij mundësinë për të konkurruar në nivele më të larta dhe për t’u ekspozuar më tej në arenën evropiane me një skuadër ambicioze.

amir saipi portieri shqiptar lugano bodo glimt

Lini një Përgjigje