
Elvis Rexhbecaj pritet të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verës, pasi kontrata e tij me Augsburgun përfundon në fund të sezonit. Sipas raportimit të medias gjermane “Kicker”, mesfushori 28-vjeçar ka gjasa të vazhdojë karrierën në Bundesligë.
Dy klubet që kanë shfaqur interes konkret për Rexhbecajn janë Verder Bremen dhe Borusia Mynshengladbah. Kjo e fundit kishte shprehur interes për lojtarin që në merkaton e dimrit. Kujtojmë se në të kaluarën, te Mynshengladbah ka luajtur edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.
Në nivel përfaqësuesesh, Rexhbecaj ishte pjesë e rëndësishme e mesfushës së Kosovës gjatë ndeshjeve të muajit mars. Megjithatë, “dardanët” nuk arritën të sigurojnë kualifikimin për në Kupën e Botës. Kosova u mposht minimalisht nga Turqia me rezultatin 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Lini një Përgjigje