
Odise Roshi po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij në kategorinë e dytë të futbollit turk, ku aktivizohet me skuadrën e Keçiorengyçy. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shndërruar në një nga protagonistët kryesorë të ekipit, duke kontribuar rregullisht me gola dhe asiste.
Në sfidën e fundit në transfertë ndaj Igdirit, Keçiorengyçy siguroi një fitore të rëndësishme me rezultatin 1-0. Roli i Roshit ishte vendimtar në këtë sukses, pasi ai dha asistin për golin e vetëm të takimit.
Aksioni nisi nga krahu i djathtë i sulmit, ku Roshi fitoi topin dhe shërbeu saktë për Karaogul, i cili finalizoi me saktësi duke e dërguar topin në rrjetë.
Kjo fitore e ngjit Keçiorengyçy në zonën “play-off”, duke e afruar me objektivin ambicioz të ngjitjes në elitën e futbollit turk. Kontributi i Roshit ka qenë thelbësor gjatë këtij sezoni, me 7 gola dhe 5 asiste të regjistruara deri tani, shifra mbresëlënëse për një lojtar 34-vjeçar.
Lini një Përgjigje