Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Kubarsi, ka reaguar pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Atletiko Madridit, duke marrë përgjegjësinë për ndikimin që pati në rezultat.
Ndërhyrja e gabuar ndaj Xhuliano Simeones u kushtoi shtrenjtë katalanasve, të cilët pësuan dy gola pas daljes së 19-vjeçarit nga fusha.
Përmes një postimi në “Instagram”, Kubarsi u shpreh se një moment i vetëm mund të ndikojë gjithë ndeshjen, duke theksuar se merr përgjegjësinë për atë që ndodhi në “Camp Nou”.
“Një veprim përcakton ndeshjen dhe barazimin. Ky është futbolli dhe unë marr përgjegjësinë për rezultatin. Ka ende shumë rrugë për të bërë në këtë përballje dy-ndeshjesh, dhe ne jemi më të bashkuar se kurrë, jemi një familje dhe gjithmonë e kemi treguar këtë. Duke ecur përpara, me përpjekje dhe vendosmëri, nuk do të dorëzohemi kurrë”, shkruan 19-vjeçari.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje