TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2026, 17:34

Igli Tare “hedh sytë” nga ylli i Turqisë, 20-vjeçari po shkëlqen me gola dhe asist me Eintrahtin e Frankfurtit

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare “hedh sytë” nga ylli i Turqisë,

Fantazisti turk, Çan Uzun, pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në merkato në fund të këtij sezoni. Sipas raportimeve, ai ka shumë gjasa të largohet nga Eintrahti i Frankfurtit, pas paraqitjeve mbresëlënëse që kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.

Mes tyre, Milani duket se ka shfaqur interes konkret për shërbimet e 20-vjeçarit. Klubi italian është i gatshëm të investojë deri në 35 milionë euro për të siguruar transferimin e tij. Burime pranë medias gjermane “BILD” bëjnë të ditur se drejtuesit kuqezi, përfshirë Igli Taren, kanë nisur mbledhjen e informacioneve paraprake për një marrëveshje të mundshme.

Uzun ka zhvilluar një sezon pozitiv me Frankfurtin, duke kontribuar në mënyrë të ndjeshme në repartin ofensiv. Në total, ai ka luajtur 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet, Bundesligë, Kupë dhe Ligën e Europë, ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 5 asistime.

çan uzun fantazisti turk milan

Lini një Përgjigje