
Fulvio Pea ka njoftuar zyrtarisht largimin nga posti i Drejtorit Teknik të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke mbyllur një mandat trevjeçar në krye të sektorit teknik. Vendimi u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tekniku italian konfirmoi se nuk do të rinovojë kontratën.
Në mesazhin e tij, Pea e cilëson periudhën në Shqipëri si sfiduese dhe formuese, si në planin profesional ashtu edhe në atë personal. Ai vlerësoi bashkëpunimin me institucionin dhe aktorët e futbollit vendas, duke nënvizuar rëndësinë e punës në grup.
“Pas 7 vitesh larg Italisë, pas shumë ditëve reflektimesh, mendova se ka ardhur momenti të rikthehem dhe t’i afrohem pak më shumë familjes. Megjithatë, mbetet një eksperiencë shumë e bukur, edhe falë gjithçkaje që kam përjetuar në Shqipëri.”
Pea falënderoi drejtuesit e FSHF-së, presidentët e klubeve të Superligës dhe Kategorisë së Parë, si dhe stafin e federatës për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.
“Që nga dita ime e parë dhe gjatë gjithë qëndrimit këtu, falë karakteristikës së veçantë të shqiptarëve, që janë shumë mikpritës. Falenderoj gjithashtu presidentët e klubeve të Superligës dhe Kategorisë së Parë, me të cilët kam punuar dhe kam ndarë disa projekte. Falenderoj stafin e federatës, që ka qenë gjithmonë shumë i gatshëm dhe mirëkuptues.”
Vetëm pak orë pas njoftimit për largimin, mediat italiane raportojnë për një rikthim të mundshëm të Peas tek Interi. Sipas këtyre burimeve, ai mund të marrë një rol si koordinator i akademisë së të rinjve në “Appiano Gentile”.
Pea ka një histori të mëparshme me klubin zikaltër, ku ka drejtuar ekipet e moshave dhe njeh strukturat e brendshme. Gjithashtu, ai ka bashkëpunuar me drejtuesin Xhuzepe Marota në kohën e Sampdorias. Ende nuk është e qartë nëse roli i mundshëm lidhet me ekipin e të rinjve apo me projektin U-23.
Keta larot e futbollit po shkaterrojne futbollin me korrupsionin e shitblerjes se lojtareve, me bastet, me arbitrat, me traineret, me kontratat e veshjeve sportive e deri edhe te topat e futbollit e paisjet. Si ka mundesi qe qafiret e naftes, kane zaptuar futbollin e bejne ligjin!? Si ka mundesi qe shumica e kipeve Europiane e stadiumet kane sponsor e emra arabesh qe nuk e dine se si luhet futbolli ne shkretetira? Si more legene pranoni ata qe nje dite do na ndryshojne edhe emrin e shtetit e gjuhen e kombit. Paraja te jep sot por te shker... neser o mjerane. Ah, ne se nuk ka mbetur me moral e dinjitet, se per integritet nuk behet kurre fjale, hidhuni ne pus.