
Xhanluixhi Donaruma ka shfaqur një anë më reflektuese të tij në një intervistë për “Sky Sport”, ku ka komentuar periudhën e vështirë që po kalon kombëtarja italiane pas dështimit për t’u kualifikuar në Botërorin e kësaj vere. Portieri i “Të Kaltërve”, i transferuar te Mançester Siti, nuk e ka fshehur zhgënjimin për situatën dhe ka pranuar një ndjenjë përgjegjësie personale.
Donaruma u ndal veçanërisht te raportet me trajnerin Xhenaro Gatuzo, Xhanluixhi Bufon dhe pjesën tjetër të stafit, duke theksuar respektin dhe keqardhjen për ta.
“Kam pasur një raport të mrekullueshëm me Xhixhin, trajnerin dhe presidentin. Më vjen keq sidomos për ta. Është normale që ndihem pak përgjegjës për atë çfarë po ndodh tani”, u shpreh ai.
Portieri italian bëri gjithashtu një bilanc të viteve të fundit, ku veçoi triumfin në Kampionatin Evropian 2021, si një nga arritjet më të rëndësishme të kombëtares.
Sipas tij, pavarësisht zhgënjimeve të fundit, skuadra duhet të fokusohet tek e ardhmja dhe të punojë për t’u rikthyer në nivelet më të larta.
“Duhet të shohim përpara sepse në këto vite, përveç zhgënjimeve, kemi bërë edhe gjëra të rëndësishme. Tani është e nevojshme që të ecim përpara me forcë dhe me vetëdijen se Italia do të kthehet e fortë dhe madhështore”, deklaroi Donaruma.
Cfare thote ky hunderri, nuk kam marre asnje para? Kujt ia shet keto dengla. Jam shokuar kur para 2 dekadash u publikua ne gazeta qe lojtari i kombetares Angleze per cdo ndeshje nderkombetare paguhej vetem 500 Pound. U krijua nje turbullire e ua ngriten ca por hic fare me pagesat e klubeve. Pse duhet te thyeje kembet lojtari per kombetaren kur klubi e paguan shkelqyeshem! Megjithate shpirti patriotik "fiton" vetem per aresyen se ne aktivitet e kombetareve ngrihet lart vlera e nje lojtari.