
Sfida e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 1-1, në një takim të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja u vendos në minutat shtesë, kur Dejvi Bregu riktheu ekuilibrin për Dinamon me një gol nga pika e bardhë në minutën e 101-të. Sulmuesi 30-vjeçar realizoi në përpjekjen e dytë nga penalltia, pasi më herët kishte gabuar një 11-metërsh në fillim të pjesës së dytë. Edhe në rastin e golit, portieri Aron Jukaj arriti të parashikojë krahun e goditjes, por nuk mundi të ndalë topin.
Megjithatë, pas realizimit, vëmendja u zhvendos nga loja te sjellja e Bregut. Pamjet tregojnë se lojtari pështyu dhe përdori gjuhë fyese gjatë festimit të golit, një episod që shkaktoi reagime dhe mund të sjellë pasoja disiplinore.
Takimi u mbyll menjëherë pas këtij momenti, duke lënë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit.
Lini një Përgjigje