TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2026, 20:51

Qazim Laçi “shpërthen” në Turqi, mesfushori kuqezi shënon dhe asiston brenda 6 minutave (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Qazim Laçi “shpërthen” në Turqi, mesfushori kuqezi

Qazim Laçi ka qenë një nga figurat kryesore në përballjen mes Rizesporit dhe Samsunsporit, duke spikatur në fundin e pjesës së parë me një asist dhe një gol.

Rizespori e mbylli pjesën e parë në avantazh të thellë 3-0. Kontributi i mesfushorit shqiptar ishte vendimtar: në minutën e 43-të ai dha asistin për një nga golat, ndërsa në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë realizoi vetë, duke dërguar topin në rrjetë.


Kjo ndeshje ishte e prapambetur dhe i përket javës së 28-të të Superligës turke. Me këtë rezultat, Rizespori është shumë pranë një fitoreje të rëndësishme, e cila do ta ndihmonte ekipin të konsolidohej në mesin e tabelës.

Pavarësisht rolit si mesfushor, Laçi rezulton aktualisht golashënuesi kryesor i skuadrës së tij me 5 gola, ndërsa numëron edhe 7 asistime këtë sezon.

qazim laçi mesfushori i kombëtares shqiptare rizespor

Lini një Përgjigje