
Ernest Muçi po konfirmohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të TrabzonsporIT gjatë këtij sezoni futbollistik. Paraqitjet e tij të qendrueshme dhe ndikimi në lojë e kanë kthyer në një nga emrat më të vlerësuar nga tifozët në Turqi.
Popullariteti i tij shtrihet edhe jashtë fushës së blertë. Së fundmi, berberi i tij, Omer Faruk Kucukali, ka publikuar disa pamje nga momenti i fundit kur sulmuesi shqiptar ka ndryshuar stilin e flokëve. Në këto pamje, Muçi shfaqet me një “look” të ri, ndryshe nga paraqitjet e mëparshme.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti se në këto pamje, ish-lojtari i Tiranës shihet i veshur me fanelën e Brazilit, një detaj që ka nxitur komente të ndryshme në rrjetet sociale.
Në aspektin sportiv, Muçi po kalon një sezon pozitiv. Deri më tani, ai ka realizuar 13 gola dhe ka dhënë 8 asistime, duke kontribuar ndjeshëm në rezultatet e skuadrës së tij.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje