
Futbolli polak është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të trajnerit Jaçek Magiera. 49-vjeçari, i cili ushtronte detyrën e ndihmëstrajnerit te përfaqësuesja e Polonisë, ndërroi jetë sot, duke lënë pas një karrierë të gjatë si lojtar dhe trajner.
Magiera ka pasur një karrierë të suksesshme si futbollist, kryesisht me Legian e Varshavës. Me këtë skuadër ai fitoi dy tituj kampion, katër Kupa dhe një Superkupë. Në rolin e mesfushorit, ai arriti të realizojë 25 gola në kampionatin polak.
Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Magiera vijoi rrugën në trajnim, duke kontribuar në disa ekipe në Poloni. Angazhimi i tij i fundit ishte në përfaqësuesen polake, ku iu bashkua stafit teknik të drejtuar nga Jan Urban në korrik të vitit të kaluar.
Magiera ishte pjesë e stafit të Polonisë edhe gjatë ndeshjeve të muajit mars, përfshirë sfidën ndaj Shqipërisë në transfertë. Po në fund të marsit, përfaqësuesja polake u eliminua nga Suedia.
Polski Związek Piłki Nożnej z głębokim smutkiem i ogromnym żalem przyjął informację o śmierci Jacka Magiery, drugiego trenera reprezentacji Polski. Rodzinie, Przyjaciołom oraz Bliskim Jacka Magiery PZPN składa wyrazy najszczerszego współczucia. Prosimy jednocześnie o uszanowanie… pic.twitter.com/w0HXML4PT1
— PZPN (@pzpn_pl) April 10, 2026
Lini një Përgjigje