
Juventusi ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me talentin shqiptar Arman Durmishi. Klubi bardhezi njoftoi të enjten se 18-vjeçari ka firmosur një marrëveshje të re, e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
Ky vendim është interpretuar si një tregues i besimit që drejtuesit e klubit kanë ndaj sulmuesit të ri, i cili konsiderohet një nga elementët më premtues në akademinë e Juventusit.
Pas njoftimit, reagimet nuk kanë munguar në rrjetet sociale dhe në platformat që ndjekin talentet e reja. Faqja “Ballerz Scout”, me rreth 48 mijë ndjekës në Instagram, ka vlerësuar lart profilin e Durmishit, duke e cilësuar atë si një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm.
Në përshkrimin e saj, platforma e etiketon sulmuesin si një “monstër”, duke iu referuar aftësive fizike dhe instinktit të tij për gol.
Postimi:
"Juventus sapo ka nënshkruar me një përbindësh të vërtetë. 18 vjeçari Arman Durmishi nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2028 me Juventus. Ai është një makineri golash. Por, thjesht shikojeni fizikun e tij, është mahnitëse. Është një monstër. Vetëm 18 vjeç dhe është tmerrësisht i fortë. Nëse do të isha mbrojtës, do të tmerrohesha prej tij. Kur feston tregon muskujt. Është një lojtar super i talentuar. Ai ka përfaqësuar ekipin e të rinjve të Shqipërisë dhe ka shënuar gola për ta. Tani po i afrohet ekipit të parë të Juventusit… Çfarë lojtari".
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje