TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2026, 21:31

“Duan t’ia dhurojnë titullin Al Nassr së CR7”, Al Ahli akuza arbitrit: Është mungesë respekti

Shkruar nga Pamfleti

“Duan t’ia dhurojnë titullin Al Nassr së CR7”, Al

Kampionati arab i futbollit ka hyrë në fazën vendimtare, me garën për titullin që mbetet e hapur edhe pse kanë mbetur vetëm gjashtë javë nga fundi. Aktualisht, në krye të renditjes qendron Al Nassr i Kristiano Ronaldos, me dy pikë më shumë se Al Hilal, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Deri pak ditë më parë, vendi i dytë mbahej nga Al Ahli, por barazimi ndaj Al Fayha bëri që skuadra të humbasë një pozicion në klasifikim.

Pas ndeshjes, lojtarët e Al Ahli reaguan ashpër ndaj arbitrimit, duke pretenduar se vendimet e gjyqtarit ndikuan drejtpërdrejt në rezultat. Sipas tyre, një prekje e qartë e topit me dorë nuk u sinjalizua, duke i mohuar skuadrës një mundësi të artë.

Galeno, ish-futbollist i Portos, ishte ndër më të zëshmit në reagime. Ai hodhi dyshime për integritetin e garës, duke sugjeruar se titulli mund të jetë i paracaktuar.

Mund t’ia dhurojnë kupën, kjo është ajo që duan. Duan të na nxjerrin në çdo mënyrë nga gara për titullin, duan t’ia japin atë një personi. Është mungesë respekti ndaj klubit tonë”, shkroi Galeno në rrjetin social X.

Në të njëjtën linjë reagoi edhe Tonej, i cili publikoi një mesazh në Instagram Story, që më pas e fshiu.

E dimë tashmë. Kë po ndjekim për vendin e parë? Kush përfiton? Është e qartë. Nuk di se çfarë mund të bëjmë më. Nëse e prek topin me të dy duart, a akordohet penallti? Kur tentuam të flasim me arbitrin, na tha të përqendroheshim te Champions League aziatike. Si mundet që një arbitër të thotë diçka të tillë? Them se po filmonte gjithçka, shpresoj ta dëgjojmë. Kushedi, ndoshta e fshij…”, kishte shkruar ai.

Pakënaqësia nuk mbeti vetëm te lojtarët. Edhe vetë klubi i Al Ahli publikoi një komunikatë zyrtare, duke kritikuar ashpër arbitrimin.

Në deklaratë theksohet se:

Vendimet e arbitrit patën një impakt direkt në zhvillimin e ndeshjes dhe rezultatin përfundimtar, duke ndikuar edhe në pozicionimin e skuadrës në garën për titull.”

Klubi ngriti gjithashtu shqetësime për mënyrën e përzgjedhjes së arbitrave:

Gabime të tilla ngjallin dyshime legjitime në lidhje me përzgjedhjen e arbitrave dhe kriteret e aplikuara.”

Sipas Al Ahli, skuadra është përballur vazhdimisht me vendime të padrejta:

Një situatë e papranueshme që nuk favorizon zhvillimin e kompeticionit dhe as nuk mbron principin e barazisë konkurruese, që duhet të jetë baza e çdo turneu të suksesshëm.”

Ndërsa kampionati hyn në javët e fundit, këto akuza shtojnë tensionin dhe hedhin hije dyshimi mbi integritetin e garës për titull. Megjithatë, deri tani nuk ka reagim zyrtar nga organizatorët e kampionatit apo organet e arbitrimit.

“Duan t’ia dhurojnë titullin Al Nassr së CR7”, Al

al ahli kampionati arab al hilal

Lini një Përgjigje