
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me të ardhmen e tij me kombëtaren e Kosovës. Në një intervistë të dhënë së fundmi, 31-vjeçari bëri të ditur se çështja e tërheqjes mbetet e hapur.
Ai theksoi se plani fillestar kishte qenë i qartë: pjesëmarrja në një Kampionat Botëror dhe më pas tërheqja nga përfaqësuesja. Sipas tij, kjo ide është diskutuar edhe me drejtuesit e Federatës dhe stafin teknik.
Megjithatë, Muriqi u shpreh se aktualisht nuk dëshiron të fokusohet te ky vendim. “Nuk dua të mendoj për këtë tani. Jam i fokusuar te ndeshjet e mbetura me ekipin tim. Do të ketë kohë për të vendosur më vonë”, deklaroi ai.
Gjatë karrierës së tij me Kosovën, Muriqi ka zhvilluar 68 ndeshje dhe ka shënuar 32 gola, duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës në vitet e fundit.
Lini një Përgjigje