TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Prill 2026, 17:07

Kategoria e Parë/ Skëndebeu shënon mes kaosit në Burrel, Pogradeci nuk e llogarit Kukësin; Luftëtari bën surprizën dhe rihap mbijetesën

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Skëndebeu shënon mes kaosit në Burrel,

Ndeshjet e javës së 30 të Kategorisë së Parë kanë vazhduar të njëjtin trend, me fitoret e tre skuadrave të para në renditje.

Siç është bërë e zakonshme, Skënderbeu ka fituar me vuajtje me një rezultat të ngushtë ndaj vendasve në Burrel, ku shpërtheu kaosi pas golit të Beshirajt pasi pretendohej se loja kishte rifilluar pa u kryer një zëvendësim. Për të qetësuar gjakrat dhe rifilluar lojën u desh edhe ndërhyrja e policisë.

Laçi triumfoi 2-1 në transfertë me Kastriotin dhe mban hapin e kryesuesve, ashtu si edhe Pogradeci. Liqenorët vazhdojnë “avazin” e goleadave, me një sukses me “manita” 5-1 ndaj Kukësit në ndeshjen që dukej më shumë si stërvitje mes tyre.

Java e 30 ka dhuruar një surprizë në ndeshjet sa i përket mbijetesës, pasi Luftëtari i vendit të fundit mposhti Ilirinë e vendit të katërt në transfertë.

Gjirokastritët, me në krye Neritan Novin pas largimit të Bledar Devollit, mposhtën ekipin e Fushë Krujës duke marrë tre pikë që hapin përsëri çdo skenar për mbijetesën në këtë kategori.

Ndërkohë, Besa-Lushnja dhe Korabi-Apolonia përfunduan pa gola, me skuadrat të cilat ruajtën të pandryshuara në këtë mënyrë pozitat e tyre në renditjen e kampionatit, duke lënë të hapur çdo mundësi për javët në vijim.

pogradeci skënderbeu laçi kategoria e parë

Lini një Përgjigje