
Legjenda e futbollit italian, Fabio Kanavaro, aktualisht në rolin e trajnerit të përfaqësueses së Uzbekistanit, ka folur për planet e tij të ardhshme në karrierë. 52-vjeçari pritet të përfundojë angazhimin me ekipin uzbek pas Botërorit, duke lënë të hapur mundësinë për një aventurë të re profesionale.
Në mesin e alternativave që po qarkullojnë në media për të ardhmen e tij, përmendet edhe Kombëtarja shqiptare. Ky skenar mund të marrë formë nëse trajneri aktual, Silvinjo, largohet në muajin korrik, kur i përfundon kontrata me Federatën Shqiptare të Futbollit.
“Opsionet janë të ndryshme: Seria A, Kina, Turqia, madje edhe Shqipëria. E rëndësishme është të stërvitësh dhe të jesh pjesë e një projekti në fushë,” është shprehur së fundmi Kanavaro.
Kjo deklaratë e ish-fituesit të Kupës së Botës dhe “Topit të Artë” në vitin 2006 lë të hapur mundësinë që ai të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare, në varësi të zhvillimeve që lidhen me të ardhmen e Silvinjos.
Lini një Përgjigje