
Federik Veseli ishte një nga protagonistët e sfidës së kësaj jave në Serinë B italiane, ku Sudtiroli u përball me Modenën në një duel të drejtpërdrejtë për zonën “play-off”.
Mbrojtësi shqiptar la gjurmë që në minutat e para të takimit. Në minutën e 6-të, ai dhuroi një asist të saktë nga krahu i majtë për Pietranxhelin, i cili me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur përkohësisht baraspeshën 1-1.
Megjithatë, pavarësisht këtij momenti pozitiv, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit. Sudtiroli nuk arriti të merrte një fitore të rëndësishme dhe vijon të mbetet jashtë zonës “play-off”, duke humbur një mundësi për të frenuar një rival direkt në luftën për ngjitje në elitë.
Në aspektin individual, Veseli duket se ka rigjetur vazhdimësinë në aktivizim gjatë këtij sezoni. Megjithatë, kjo formë nuk është reflektuar ende në një rikthim në Kombëtaren shqiptare, ku ai mungon që prej marsit të vitit 2024.
Lini një Përgjigje