TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Prill 2026, 17:54

Klaus Gjasula bën bomberin në Gjermani, ish-mesfushori i kombëtares shtyn ekipin e tij drejt Bundesligës 2 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Klaus Gjasula bën bomberin në Gjermani, ish-mesfushori i

Klaus Gjasula ka qenë një nga figurat kryesore në fitoren e rëndësishme të Rot-Vais Esen ndaj Injolshtad, në një përballje të vlefshme për javën e 33-të të Bundesligës 3, e cila përfundoi me rezultatin 4-1.

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, u bë protagonist në minutat shtesë të takimit. Në minutën e 91-të, Gjasula realizoi golin e tretë për skuadrën e tij, pas një goditjeje të bukur nga distanca, e cila përfundoi në rrjetë edhe falë një devijimi nga një lojtar kundërshtar.

Ky kontribut rezultoi vendimtar për konsolidimin e fitores dhe për ecurinë e ekipit në renditje. Pas këtij suksesi, Rot-Vais Esen ngjitet në kuotën e 64 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë dhe duke forcuar objektivin për t’u ngjitur në Bundesligën 2.

klaus gjasula ish-lojtari i kombëtares rot vais esen

Lini një Përgjigje