TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Prill 2026, 19:04

Ernest Muçi sërish jashtë fushës, Trabzonspori ndalet dhe “hedh në erë” shanset për titullin kampion dhe Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi sërish jashtë fushës, Trabzonspori ndalet dhe

Trabzonspori ka humbur një mundësi të artë për të ushtruar presion ndaj kryesuesve të Galltasarajit, pasi u ndal në një barazim 1-1 në transfertë përballë Alaniasporit. Ky rezultat konsiderohet një hap fals që dobëson ndjeshëm shanset e skuadrës për titull në këtë fazë të sezonit.

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, ashtu si edhe javën e kaluar, mungoi në këtë përballje për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme. Mungesa e tij u reflektua në lojën sulmuese të Trabzonsporit, që hasi vështirësi për të qenë efikas në fazën përfundimtare.

Barazimi i sotëm i hap rrugën Gallatasarajit se, nëse fiton ndeshjen e radhës, të shkëputet me 6 pikë në krye të renditjes, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion, në një moment kur sezoni po shkon drejt fundit.

Ndërkohë, shqetësimi për Trabzonsporin nuk lidhet vetëm me garën për titullin. Skuadra rrezikon të humbasë edhe vendin e dytë në renditje, i cili siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Fenerbahçe mbetet një kërcënim serioz në këtë drejtim, çka mund të ketë edhe pasoja financiare për klubin nëse objektivi nuk arrihet.

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje