
Bajerni i Mynihut vazhdoi marshimin drejt titullit në Bundesligë me një fitore bindëse 0-5 ndaj St.Paulit në “Millerntor-Stadion”. Me këtë sukses, bavarezët thyejnë rekordin e tyre të golave në një sezon (101), që kishte qendruar që nga edicioni 1971/1972, duke e çuar gjithashtu në 10 serinë e ndeshjeve radhazi pa humbje në kampionat.
Skuadra bavareze e nisi ndeshjen në mënyrë agresive, duke kaluar në avantazh që në minutën e 9-të. Pas një krosimi nga Konrad Laimer, Jamal Musiala realizoi me kokë për 0-1. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, me Bajernin që kontrolloi ritmin e lojës.
Në fraksionin e dytë, Bajerni thelloi epërsinë duke shënuar edhe katër herë të tjera. Në listën e golashënuesve u regjistruan Leon Gorecka në minutën e 53-të, Majkëll Olize në të 55-ën, Nikolas Xhekson në të 66-ën dhe Rafael Guerreiro në minutën e 89-të.
Kjo ishte fitorja e tetë radhazi në përballjet direkte për bavarezët, ndërsa St.Pauli vazhdon kështu serinë negative pa fitore, që tashmë ka arritur në pesë ndeshje. Në duelin e radhës në kampionat, Bajerni do të përballet me Shtutgartin më 19 prill.
Lini një Përgjigje