TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Prill 2026, 22:45

Juventusi fiton me vuajtje në transfertën e Bergamos, bardhezinjtë kanë nevojë për një ‘nder’ nga Interi

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi fiton me vuajtje në transfertën e Bergamos,

Juventusi ka siguruar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Atalantës, në kuadër të javës së 32-të të Serisë A. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Bergamos u mbyll me rezultatin minimal 0-1 në favor të skuadrës torineze.

Vendimtar në këtë përballje ishte goli i vetëm i shënuar në fillimin e pjesës së dytë. Zheremi Boga arriti të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 48-të, duke i dhënë Juventusit tre pikë me peshë në garën për zonën Champions.

Falë këtij triumfi, Juventusi ngjitet në vendin e katërt në renditje me 60 pikë, duke hyrë në zonën që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë kanë dy pikë më shumë se Komo, që renditet i pesti, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nga ana tjetër, Atalanta mbetet në vendin e shtatë me 53 pikë, duke qendruar aktualisht jashtë zonës që siguron pjesëmarrjen në kupat evropiane.

Sa i përket paraqitjes së futbollistëve shqiptarë, mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte titullar për Atalantën dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes. Megjithatë, ai nuk arriti të ndikonte në shmangien e humbjes për skuadrën e tij.

atalanta juventus seria a

Lini një Përgjigje