TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2026, 18:47

“Arbitrimi ishte një turp”, Laporta nuk përmbahet pas eliminimit të Barçës: Vendim i papranueshëm dhe i patolerueshëm

Shkruar nga Pamfleti

“Arbitrimi ishte një turp”, Laporta nuk përmbahet pas

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar me tone të forta ndaj arbitrimit në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampioneve kundër Atletikos së Madridit, ku katalanasit u eliminuan. Duke folur gjatë një aktiviteti në një turne tenisi në Barcelonë, Laporta fillimisht përgëzoi kundërshtarët për kualifikimin, por më pas shpërtheu në kritika ndaj gjyqtarëve.

Arbitrimi i djeshëm, si ai në fushë ashtu edhe ai në sallën VAR ishte një turp. Është e patolerueshme ajo që na bënë. Në ndeshjen e parë nuk na akorduan një penallti të pastër dhe ndëshkuan lojtarin tonë me karton të kuq për një aksion të ndëshkueshëm me të verdhë”, deklaroi Laporta.

Kreu i klubit katalanas renditi një sërë episodesh që, sipas tij, ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin e përballjes.

Vendimet arbitrare na dëmtuan shumë. Erik Garsia nuk ishte mbrojtësi i fundit sepse Kunde mund të arrinte. Arbitri fillimisht dha kartonin e verdhë që i takonte, kurse arbitri i VAR-it e detyroi ta ndryshonte vendimin. Goli i Ferran Torres ishte i rregullt, kishte penallti për Olmon, ndërsa agresioni ndaj Fermin ishte i patolerueshëm. Fermin Lopez i çau fytyrën dhe asnjë karton…”, u shpreh ai.

Laporta shprehu pakënaqësi edhe për reagimin e UEFA-s ndaj një ankese të mëparshme të klubit.

Nuk është e papranueshme paraqitja e një ankese dhe përgjigjja ishte që kjo kërkesë nuk mund të pranohej. Ajo që po bën Barcelona është kërkimi i shpjegimeve se përse nuk është e pranueshme kjo ankesë. Juste më tha se do të paraqesin një tjetër ankesë. Është një turp, e patolerueshme”, tha ai.

Presidenti i Barcelonës reagoi edhe ndaj zërave që pretendojnë se arbitrat favorizojnë klubin katalanas.

Janë të pacipë të thuash që arbitrat favorizojnë Barcelonën. Mjafton të shohin këtë çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Është një turp dhe askush nuk e beson këtë”, deklaroi Laporta.

Në përfundim, Laporta theksoi se skuadra duhet të lërë pas polemikat dhe të përqendrohet te gara në La Liga, ku Barcelona kryeson me diferencë të konsiderueshme.

Tani duhet të fokusohemi te La Liga. Nëse arrijmë ta fitojmë do të jetë një titull i fituar me shumë mund, për më tepër i dyti radhazi. Nuk është e lehtë, por do të luftojmë për të. Kemi një avantazh të rëndësishëm prej 9 pikësh nga vendi i dytë dhe shpresojmë ta ruajmë këtë ritëm”, përfundoi Laporta.

joan laporta presidenti i barcelonës

Lini një Përgjigje