TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2026, 18:26

Gjimshiti, shtylla e Atalantës në sfidën ndaj Romës; kapiteni i kombëtares përballë njeriut që i ka borxh karrierën

Shkruar nga Pamfleti

Gjimshiti, shtylla e Atalantës në sfidën ndaj Romës;

Atalanta do të përballet me Romën në “Olimpico”, në një transfertë të vështirë ku skuadra bergamaske shkon me probleme të theksuara në repartin mbrojtës. Mungesat e shumta në prapavijë kanë detyruar trajnerin të rishikojë skemat dhe organizimin mbrojtës për këtë sfidë delikate.

Në këtë situatë, Berat Gjimshiti mbetet figura kyçe dhe pika më e besueshme për të udhëhequr mbrojtjen. Me mungesa të konfirmuara dhe të mundshme, si ajo e Isak Hien dhe lojtarëve të tjerë të rotacionit, përgjegjësia mbi mbrojtësin shqiptar rritet ndjeshëm, duke e kthyer në liderin absolut të repartit.

Krahasuar me pjesën tjetër të mbrojtjes, Gjimshiti veçohet për përvojën dhe qendrueshmërinë në ndeshje të nivelit të lartë. Ai pritet të marrë rolin e organizatorit në prapavijë dhe të garantojë ekuilibrin e skuadrës përballë një Rome që synon të shfrytëzojë çdo hapësirë në fushë.

Ndërkohë, lojtarët e tjerë mbeten të kushtëzuar nga dëmtimet ose forma jo optimale, çka e bën edhe më të rëndësishëm kontributin e Gjimshitit. Për Atalantën, ai përfaqëson garancinë kryesore në mbrojtje për të përballuar presionin në një transfertë të vështirë ndaj Romës së drejtuar nga Xhan Piero Gasperini, trajneri që i dha besim dhe e ngriti në skenën ndërkombëtare.

berat gjimshiti kapiteni i kombëtares atalanta

Lini një Përgjigje