TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2026, 21:11

Beshiktashi heziton për blerjen e kartonit të Muçit, Trabzonspori mund ta llogarisë për të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti

Beshiktashi heziton për blerjen e kartonit të Muçit,

Ernest Muçi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij në Turqi, duke spikatur me fanelën e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar ka realizuar 13 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 29 ndeshje, të zhvilluara në Superligën turke dhe Kupën e Turqisë.

Forma e tij e mirë e ka kthyer në një nga lojtarët më të vlerësuar të skuadrës, duke rritur pritshmëritë për një transferim të mundshëm përfundimtar.

Vendimi i paqartë i Beshiktashit

Megjithatë, e ardhmja e Muçit mbetet e pasigurt. Sipas raportimeve nga media turke “Eagle Media”, drejtuesit e Beshiktashit nuk kanë marrë ende një vendim për blerjen e kartonit të lojtarit.

Në raportim thuhet se klubi ka bërë një “prapakthehu” në qendrimin e tij. Nëse nuk arrihet një marrëveshje për shitjen sipas kërkesave të Beshiktashit, atëherë 25-vjeçari mund të rikthehet te kjo skuadër për sezonin e ardhshëm, ndryshe nga sa ishte raportuar më herët.

Vlera dhe rikthimi në fushë

Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, vlera e kartonit të Ernest Muçit është rreth 11 milionë euro.

Ndërkohë, lojtari pritet të rikthehet në stërvitje me Trabzonsporin, pasi ka lënë pas një periudhë mungese në dy ndeshje të rëndësishme të kampionatit.

Situata në kampionat

Trabzonspori vijon garën në Superligën turke, ku ndeshja e radhës është më 19 prill përballë Bashakshehirit, në kuadër të javës së 30-të.

Aktualisht, vendin e parë e mban Gallatasaraji me katër pikë më shumë, ndërsa gara për titull mbetet e hapur edhe për skuadrën ku aktivizohet Muçi në formë huazimi.

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash trabzonspor

Lini një Përgjigje