TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2026, 20:40

“Nuk e prisja”, Vedat Muriqi merr surprizën speciale pasi i theu rekordin historik Samuel Eto’o (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e prisja”, Vedat Muriqi merr surprizën speciale pasi i

Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e klubit të Majorkës, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për skuadrën ishullore. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Rajo Vajekanos, duke e çuar në 55 numrin total të golave me fanelën e Majorkës dhe duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga legjenda Samuel Eto’o.

Arritja historike e Muriqit u shoqërua me një surprizë të veçantë nga klubi spanjoll. Në rrjetet sociale të Majorkës u publikua një video urimi nga vetë Samuel Eto’o, i cili vlerësoi performancën e sulmuesit kosovar.

Përshëndetje Vedat! Që këtej nga Kameruni, dua të të jap urimin tim. Urime për atë çfarë arrite të bësh. E di që të është dashur shumë punë, por të kërkoj të vazhdosh kështu. Të vazhdosh të argëtohesh dhe të bësh Majorkën tonë akoma më të madhe. Urime edhe një herë, ty dhe shokëve të tu të skuadrës që të ndihmuan që të realizosh këtë sipërmarrje,” u shpreh Eto’o në mesazhin e tij.

I emocionuar nga kjo surprizë, Vedat Muriqi falënderoi klubin dhe ish-sulmuesin kamerunas për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti në karrierën e tij.

Nuk e prisja eh! Faleminderit shumë për këtë video nga një legjendë e vërtetë, si Samuel Eto’o. I vlerësoj shumë fjalët e tij. E di që ai ka bërë një punë të madhe këtu dhe e gjithë bota e di si ka qenë karriera e tij,” tha Muriqi.

Ai shtoi se ky moment ka një domethënie të veçantë personale:

Jam profesionist prej 15-16 vitesh. Nëse para 15 vitesh do më thonin se një ditë Samuel Eto’o do të bënte një video për mua, do thoja që ishte e pamundur, që ishte një shaka. Dhe shiko, sot jam këtu, krenar për veten time dhe e falënderoj për videon.”

Sulmuesi nuk harroi të falënderojë edhe bashkëlojtarët dhe mbështetësit:

Gjithnjë e përsëris, kjo është falë shokëve të mi të skuadrës, të gjithë punonjësve në klub, të gjithë tifozëve, familjes sime, ishullit. Sepse pa ju, e them nga zemra, do të ishte e pamundur që të arrija këtë. Faleminderit shumë!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RCD Mallorca (@rcdmallorcaoficial)

vedat muriqi sulmuesi kosovar samuel eto'o majorka

Lini një Përgjigje