
Migjen Basha është emëruar trajner i ekipit të parë të Luzanës, skuadër që militon në Superligën zvicerane. Vendimi është bërë i ditur nga vetë klubi, i cili i ka besuar drejtimin e ekipit një dysheje teknike, ku përkrah ish-mesfushorit të Kombëtares shqiptare do të jetë edhe Markus Neumajer.
Sipas njoftimit zyrtar, Basha dhe Neumajer do të drejtojnë ekipin deri në përfundim të sezonit aktual. Luzana ndodhet në një situatë të vështirë, duke rrezikuar rënien nga elita, ndërsa kanë mbetur edhe pesë javë për t’u luajtur në kampionat.
Për Migjen Bashën, kjo është një rikthim në një rol më aktiv brenda klubit, pasi më herët ka qenë pjesë e “familjes” së Luzanës në detyrën e menaxherit të talenteve. Ndërkohë, Markus Neumajer vjen në këtë detyrë pas eksperiencës si ndihmës-trajner te skuadra e Bazelit.
Emërimi i tyre vjen në një moment vendimtar për fatet e sezonit, ku çdo pikë do të jetë thelbësore për mbijetesën në Superligë.
Migjen Basha është një emër i njohur, pasi largohej nga moshat e Zvicrës për të përfaqësuar Shqipërinë. Me fanelën kuqezi luajti edhe në Europianin e vitit 2016.
Njofimi i Luzanës:
“Për të përfunduar sezonin, skuadra e parë do të drejtohet nga një dyshe e përbërë nga Markus Neumayr dhe Migjen Basha, të dy anëtarë të stafit të trajnerëve të skuadrës së parë.
Markus Neumayr, i cili iu bashkua klubit verën e kaluar nga FC Basel, shërbeu si ndihmës trajner këtë sezon.
Migjen Basha, një ish-lojtar i Kombëtares shqiptare i lindur në Lozanë, iu bashkua klubit në vitin 2022 dhe aktualisht mban pozicionin e Menaxherit të Talenteve”.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje