Kryeministri ka ndërhyrë sapo Balla ka nisur të flasë për Koçekun. Më pas ka kërkuar më shumë angazhim online nga deputetët dhe ka ironizuar Erion Braçen për postimet e tij në rrjetet sociale…
Zbardhen detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Edhe pse pritej me shumë interes se çfarë do të thuhej për largimin e Marjana Koçekut, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të mos ketë asnjë diskutim mbi të.
Burime nga takimi bëjnë me dije se kur kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, ka nisur të trajtojë këtë çështje, Rama ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar që tema të mos diskutohet fare brenda grupit.
“Shok dhe shoqe do t’ju informoj në lidhje me një ish kolege”, mësohet të ketë thënë Balla.
Në këto momente ka ndërhyrë kryeministri Rama: “Lëre, po çfarë ish kolege”.
Më tej kryeministri e ka përqendruar fjalën te ajo që e konsideron si sfidën kryesore të momentit për socialistët: betejën në rrjetet sociale dhe mënyrën se si po ndërtohet narrativa publike ndaj qeverisë.
Mësohet se Rama ka shprehur pakënaqësi për praninë e ulët të deputetëve në rrjetet sociale, duke kërkuar që ata të promovojnë më shumë punën e qeverisë dhe rezultatet e saj.
"Ne nxjerrim një punë dhe nuk merr algoritëm", është shprehur ai, sipas burimeve, duke argumentuar se rrjetet sociale favorizojnë përmbajtjet konfliktuale, ndërsa investimet dhe projektet e qeverisë kalojnë pa vëmendje.
Në një moment, Rama ka marrë si shembull deputetin Erion Braçe, duke mos kursyer thumbat.
"Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina, por nuk nxjerr koshat e pastra", mësohet të ketë thënë kryeministri.
Braçe i është përgjigjur duke argumentuar se denoncimet e tij lidhen me problematika që vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.
"E bëj këtë gjë sepse nuk ka gjetur zgjidhje", ka qenë replika e deputetit socialist.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, Rama "thumboi" edhe Elisa Spiropalin, pa ia përmendur emrin. Pak ditë më parë, në një reagim publik, Spiropali tha se Shqipëria ndodhet në një fazë të re zhvillimi, ku sfida kryesore është forcimi i kufizimeve të brendshme të pushtetit dhe rritja e kontrollit institucional mbi të. Rama i cilësoi si "shpirtra të humbur" ata që flasin për një "Shqipëri të Re".
“Është edhe një thirrje për një Shqipëri të re, dhe ka dhe disa shpirtra të humbur në partinë tonë, që duan një Shqipëri të re.
Mezi pres që të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar. Por kam frikë se nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamingove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja. Fatosi poshtë, flamingo lart dhe ‘hi hi hi hi Shqipëria e re’. Do kritikohemi e sulmohemi, por kemi detyrimin të mos zgjedhim rrugën e lehtë, të mos zgjedhim të jemi popullorë, kur duhet të jemi të përgjegjshëm”, tha Rama.
ndalon diskutimet per neo malsoren....sepse e ka futur vet dhe po te lejonte diskutimet kjo i prish planin....per ta katapultuar ne krye te turmave qe me pas ti sherbeje KRYEAJDUTIT ME PASURI TE PA JUSTIFIKUAR.....qofsha i gabuar....por ktu mban era tradheti nen rogoz.....
Duhet tu merren gjithcka qe kane vjedhur. Kjo ka rendesi.
Si ka mundesi. I dhjere por krenar. Akoma shfaqet arrogant pas gjithe ketyre skandaleve, akoma arrogant dhe pse njerezit i kerkojne te largohet. Po ata 82 deputet si dele. Si ka mundesi?! Mire shoku bido, mire zegjineja, balluku, tauland balla po ky erion bracja, ata cunat e gocat e reja aty. Eshtee turpshme Duhet ta terheqesh zvarre
Ramsi Palloshi = si gjithmone,halabak i dhier trotuari qe nga rinia,kurse tash kryehalabak Sheshi
Grupi parlamentar qe po degjon nje te burgosur, ende ne cilesine e kryeministrit vendit.
Eshte njeriu me nivel shume te ulet komunikimi, qe uzurpoi gradualisht te gjitha pushtetet nga k/bashkiak deri ne majen e politikes socialiste, e cila e besoi dhe dhe vazhdon akoma ta besoj marrezisht kete njeri mafioz, qe populli dhe partia socialiste i dhane ate vend qe ai nuk e meritonte, e bene k/minister, qe te drejtonte nje popull te rraskapitur, te varferuar, te vjedhur dhe te vrare ne betejat e 97 nga krimineli Sali Berisha. Protestat mbare kombetare qe po trondisin jo vetem shqiperine, por edhe gjithe boten, ja kane cjerre masken keti debili, e kane zhvleresuar komplet llogjiken e tij, jo vetem si k/minister i shqiperise, por edhe si “lider i politikes boterore” qe ai e mbante vehten. Tani, me kete figure pa vlere e njeh gjithe politika boterore, bile edhe nje pjese e mire e tyre te cilet ai i ka korruptuar me parate dhe pasurite e shqipetareve te varfer, per te heshtur. Ky tashme eshte kthyer ne nje figurine pa vlere, ne nje kufome dhe vendin e ka vetem ne dyeret e drejtesise, te japi llogari bashke me Sali Berishen, qe te dy kane per uzurpimin apo bllokimin e proceseve demokratike per 36 vite ne shqiperi. Por cudia me e madhe qendron tek 83 deputetet e partise socialiste, qe jane bere bashke me arrogancen e k/ministrit Rama dhe po i zgjatin atij akoma jeten ne pushtet si diktator. Por edhe sa kohe do ta mbrojn kete mashtrues, arrogant, hajdute, i lidhur me krimin, antikombetare, etj.?, qe shkaterroi gjithe shqiperine dhe e shpopulloi ate nga toka ku linden dhe qe kane eshtrate e baballareve dhe gjysherve te tyre, i degdisi rrugeve te botes per copen e bukes. A mendojn keta deputet, se cfare mund ti thone popullit qe i ka zgjedhur, per kete qendrim qe po mbajne pro ketij njeriu mese ordiner? A kane keta me surrat qe te dalin para popullit dhe ti kerkojn voten per te vajtur perseri deputet ne ate kuvend? A do ti besoj me populli ketyre? Prandaj ti vene gishtin kokes dhe te veprojne sa nuk eshte vone, se populli dhe rinia, gjithe kombi ka dale ne rruge dhe kerkojn doreheqjen e Edi Rames. Keta duhet t’a flakin ate dhe te bashohen me popullin sa me shpejt, nese u ka mbetur nje fije dinjitet dhe atdhetarizem. Se kush ishte Edi Rama, e shfaqi vehten hapur qe ne ditet e para kur filloi ne bashkine e Tiranes, ku nuk la rruspie pa mbledhur rreth vehtes, e ktheu bashkine ne burdello. Kur erdhi ne qeveri, i mori nje e nga nje pas vehtes te gjitha keto idiote dhe injorante dhe i futi ne administraten shteterore, ne qeveri dhe me pozicione te rendesishme ku xhirohen parate dhe pasurite e popullit. Nderkohe ndryshoi ligjin per raportin mashkull/femer ne politike per te shtuar keto specie pa tru, se nuk po i dilnin ato qe kishte mbledhur rreth vehtes dhe i zgjidhte ato me fuckat e i fuste ne qeveri dhe parlament. E e katandisi gjithe politiken dhe qeverishjen ne burdello dhe e mbushi plote me injorante, hajdute dhe kriminel dhe e reklamonte si ligjin me te mire per ti dhene prioritet femrate ne politike, se ato punojne pa u lodhur dhe nuk vjedhine si burrat, por ato punuan per vehten e tyre dhe u bene hajdutet me te rrezikshme, miliardere dhe me prona kudo, ne zonat me te mira piktoreske te shqiperise dhe neper bote. S’jame kunder seksit femer as ne politike as ne qeverisje, por cdo gje behet me meritokraci, edhe burrat qe ai ka ne parlament apo ato pak ne qeveri jane zgjedhur pa meritokraci, prandaj cdo gje u katandise shqiperia ne kete gjendje mjerane. Ai s’ka asnje te saket ne politike dhe qeveri, i zgjedh hajdutet dhe hajdutet kokerr per koker, nga me injorantet, nga jane e nga sjane, sepse e ka me te lehte per ti shtypur dhe vendosur, dhe te bejne c’fare do e c’fare kerkon ai. Ai e kishte dhe ka akoma te shkruar ne ball se kush eshte, edhe tani qe po dridhet e gjithe shqiperia dhe bota nga protestat kombetare, ai edhe kur flete per problemet me delikate qe po kalon sote shqiperia akoma permend dashurine, lakuriqesine e tije ne France, plazhet, breket e grave, etj, brockulla, por e keqja me e madhe eshte se populli yne e lexon pa syze, Bile edhe tani akoma si ve syzet per t’a lexuar mire se kush eshte, por e voton dhe e mbeshtet. Jemi popull me kuptim te vonuar, duhet te kuptojm se nuk nderohet shqiperia dhe as nuk bejme dot shtet duke zgjedhur njeres te tille per te na drejtuar! Keta jane llumi i kombit shqiptare!
Grupi parlamentar për në burg të gjithe. Se mos e ke futur vet neomalesoren, se po e mori vesh turma t'a bëri heroin. Sa do vazhdoni me gënjeshtra dhe me vjedhjet. Populli nuk ju do me. Të gjithë si parlament. Jeni të ndyrë.