TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2024, 20:21

Muçi realizon sërish, Rashica jep asist, dyshes shqiptare i duhen 14 sekonda në kampionatin turk (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Muçi realizon sërish, Rashica jep asist, dyshes shqiptare i duhen 14

Ernest Muçi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin me Beshiktashin, në ndeshjen e kampionatit turk ndaj Antaliaspor. Sulmuesi shqiptar, në 6 ndeshje të luajtura, ia ka dalë të shënojë 2 gola.

Pas një asisti perfekt të Milot Rashicës, ai shkurtoi diferencën pas 14 sekondash lojë në fillim të pjesës së dytë.

Muçi u transferua në merkaton e janarit nga skuadra e Legias së Varshavës, duke u përshtatur menjëherë në skemat e trajnerit Fernando Santos.

Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij në vijim, me teknikun Santos që ka mjaft besim te aftësitë e 22-vjeçarit. Kujtojmë se te Beshiktashi luan edhe Milot Rashica.

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash milot rashica

Lini një Përgjigje