TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2024, 19:05

Teuta “shtyp” Partizanin dhe ‘lan duart’ me zonën e ftohtë, Skënderbeu tregon forcën ndaj Egnatias, rrogozhinasit në rënie të lirë

Shkruar nga Pamfleti

Teuta “shtyp” Partizanin dhe ‘lan duart’ me zonën e

Partizani zbret me këmbë në tokë. Pas fitoreve me Kukësin dhe Erzenin, të kuqtë janë mposhtur nga Teuta me rezultatin minimal 1-0.

Të kuqtë shënuan në minutën e 12 me Mikuliç, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.  Në minutën e 24, ishte Rrapaj që provoi nga goditja e dënimit, pa rezultat.

Me shifrat 0-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë skuadrat u vendosën në kërkim të golit. Në minutën e 57,  Klajdi Daci pati mundësinë ideale për të shënuar për Teutën, por shpërdoroi një nga ato raste që të vijnë rrallë herë në jetë.

Gjithsesi, goli i “Djemve të Detit” nuk vonoi shumë.  Një goditje fluturimthi e Peposhit “shkundi merimangat” e portës së Alban Hoxhës, një gol që fare mirë mund të konsiderohet si një nga më të bukurit e këtij sezoni.

Me këtë fitore, Teuta ndan vendin e 8 me Laçin me 31 pikë, ndërsa Partizani renditet në vendin e 3 me 46 pikë.

Egnatia kryesuese vazhdon me rezultatet negative në kampionat, teksa sot u imponua 2-0 në Korçë ndaj Skënderbeut. Të dy golat u realizuan në pjesën e parë. Korçarët zhbllokuan takimin në minutën e 20. Pas një goditje këndi, topi mbeti në zonë ku Franklin gjuajti me forcë dhe mposhti portierin Sherri.

Vendasit gjetën edhe golin e dytë në minutën e 39. Pas një tjetër këndoreje, ishte përsëri Franklin që dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Skënderbeu mban vendin e 4 me 40 pikë, ndërsa Egnatia renditet në vendin e parë me 51 pikë.

e parë me 51 pikë.

teuta partizani skënderbeu egnatia abissnet superiore

Lini një Përgjigje