
Eneo Bitri gjen golin e parë në Poloni. Qendërmbrojtësi shqiptar u huazua në ditët e fundit të janarit nga norvegjezët e Valerengës te polakët e Krakovias.
27-vjeçari nga Berati zhbllokoi takimin ndaj Uidzju Lodz, skuadër ku luan Julian Shehu (i dëmtuar).
Bitri shfrytëzoi një krosim të ardhur nga këndorja, kërceu më lart se kundërshtarët dhe kaloi Krakovian në avantazh.
Gjithsesi, Uidzju Lodz arriti të barazonte 11 minuta më pas.
Lini një Përgjigje