
Shorti i çerekfinaleve të UEFA Champions League, deshi që “gjigantët” anglezë të Machester City, të përballen për të tretin vit radhazi me “Galaktikët” e Real Madrid.
Kampionët në fuqi do të përballen me rekordmenët e kompeticionit, teksa të dy klubet janë takuar në gjysmëfinale në dy vitet e fundit, me “Los Blancos”, që fituan në vitin 2022 falë përmbysjes së madhe, nga Rodrygo e Karim Benzema. Një vit më vonë City u hakmor për atë eliminim me një fitore 4-0 në “Etihad Stadium” sezonin e kaluar, eleminim që i “dhuroi” edhe titullin e Champions League.
Një koment të shkurtër e ka bërë edhe tekniku i “Qytetarëve”, me spanjollin Pep Guardiola, i cili e ka konsideruar si një “mini traditë”, përballjen me “mbretërit” e kompeiticionit.
Ai u shpreh se fjalët janë të pakta, për skuadrën e Real Madrid, me 14 herë fituesit e Kupës, që mund të quhen me plot gojë “padronët” e Evropës.
“Duket si një traditë e vogël, tre vjet me radhë luajmë me “mbretërit” e kompeticionit. Shpresojmë se mund të arrijmë në një moment të mirë, por ka ende disa javë para ndeshjes së parë në Madrid. Nuk është e nevojshme të thuhet se çfarë është Real Madridid në këtë kompeticion.
Kur luan në fazat e fundit, luan kundër skuadrave më të mira në Evropë. Por të gjithë kundërshtarët janë vërtet të ashpër, të gjithë e dinë këtë. Ne ishim të emocionuar para shortit sepse është një privilegj sa herë që jemi këtu. Është një garë e veçantë”, u shpreh Guardiola.
Lini një Përgjigje