TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2024, 16:24

U transferua te Dinamo e Zagrebit për 1 mln euro, kush është sulmuesi debutues në listën e Silvinjos për miqësoret e marsit

Shkruar nga Pamfleti

U transferua te Dinamo e Zagrebit për 1 mln euro, kush është

Arbër Hoxha ishte emri surprizë në listën e Silvinjos për miqësoret e marsit me Kilin dhe Suedinë. Sulmuesi i krahut, i cili pak kohë më parë është pajisur me pasaportë shqiptare, tashmë do të veshë fanelën kuqezi.

Hoxha është grumbulluar më parë nga Kosova, teksa ka luajtur tri ndeshje miqësore dhe ka shënuar edhe një gol kundër Gambias. Hera e fundit që ai është përfshirë në listën e “Dardanëve” ka qenë në nëntor të vitit 2021 dhe tashmë ka zgjedhur që të përfaqësojë Shqipërinë, duke qenë se nuk ka luajtur ende një ndeshje zyrtare me Kombëtaren A. 25- vjeçari në merkaton e janarit u transferua te Dinamo e Zagrebit.

Gjigantët kroatë paguan te Slaven Belupo 1 milionë euro për Hoxhën, i cili është kthyer në një titullar i padiskutueshëm dhe në mbrëmjen e Europës të enjten, pavarësisht se ekipi u eliminua nga PAOK-u, Hoxha shënoi një gol mjaft të bukur me një të majtë potente në minutën e 49 të sfidës, duke ngushtuar shifrat në 3-1.

Më parë Hoxha ka dalluar te Slaven Belupo, por edhe te Lokomotiva e Zagrebit, ndërsa ai ka luajtur edhe në Kosovë, me Besën dhe Prishtinën.

U transferua te Dinamo e Zagrebit për 1 mln euro, kush është

arbër hoxha sulmuesi debutues në kombëtaren shqiptare

Lini një Përgjigje