
Erzeni dhe Laçi kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të fazës së katërt dhe të fundit të Abissnet Superipore, një përballje mes dy skuadrave që objektiv kryesor kanë të sigurojnë mbijetesën në elitë.
Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi me rezultatin 0-0. Një barazim që nuk u vlen shumë dy skuadrave dhe që konfirmon momentin jo të mirë që dy ekipet po kalojnë.
Pjesa e parë ishte më e mirë për miqtë, që iu afruan golit të avantazhit në disa raste, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë provuan edhe shijakasit të zhbllokonin sfidën, por pa ia arritur qëllimit.
Mbyllet pa gola dhe pa fitues sfida në Rrogozhinë dhe dy skuadrat detyrohen që të ndajnë nga një pikë. Erzeni mbetet në vendin e parafundit në renditje, tashmë në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Laçi ngjitet në kuotën e 31 pikëve, por mbetet pranë zonës së ftohtë që të zbret nga kategoria.
Lini një Përgjigje