
Reali i Madridit ka mundur 4-2 Osasunën në shtëpi dhe ka përforcuar kreun në La Liga.
Ndeshja nisi shumë mirë për skuadrën e Ançelotit, që kaloi në avantazh pas vetëm katër minutash lojë me Vinisius Zhunior, i cili përfitoi nga një gafë e një prej mbrojtësve të Osausunës.
Miqtë u kundërpërgjigjën menjëherë duke barazuar rezultatin pas vetëm 3 minutash lojë me Budimir. Baraspesha zgjati fare pak, pasi “Los Blancos” u kthyen në avantazh në minutën e 18 me një gol të bukur nga Karvahal.
Reali siguroi tri pikët dhe fitoren në 45 minutat e dyta.
Në minutën e 61, Diaz dërgoi shifrat në 3-1 pas një kundërsulmi të shpejtë. Katër minuta më vonë ishte përsëri Vinisius që realizoi dhe kompletoi pokerin për madrilenët.
Vinisius ka shënuar në katër ndeshje radhazi për Realin e Madridit në të gjitha kompeticionet (gjashtë gola në total) për herën e parë që nga shtatori i vitit 2022.
Lini një Përgjigje