Deklaratat e fundit të Xherri Kardinales për Paolo Maldinin kanë shkaktuar reagime në ambientin kuqezi. Pronari i Milanit ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të ish-kapitenit në klub, duke përdorur komente që nuk janë pritur mirë nga legjenda italiane.
Gjatë një bisede me dyer të mbyllura me disa gazetarë të përzgjedhur, Kardinale u shpreh se Maldini nuk ishte një figurë që funksiononte mirë në grup. Sipas tij, ish-mbrojtësi ishte një “one man show”, duke lënë të kuptohet se ai kishte një qasje individualiste dhe jo bashkëpunuese në punën drejtuese.
Këto deklarata vijnë pavarësisht faktit se Maldini ishte pjesë e drejtimit të Milanit në sezonin 2021-2022 kur skuadra fitoi titullin kampion në Serinë A.
I pyetur nga gazetarët gjatë një eventi të organizuar nga “Sky”, Maldini reagoi me ironi ndaj fjalëve të Kardinales.
“Më cilëson mua një ‘one man show’? Komentohet vetë…”, u shpreh ai shkurtimisht, duke shmangur polemikat e drejtpërdrejta.
Në të njëjtën kohë, ish-mbrojtësi italian nuk preferoi të komentonte mbi zërat që e lidhin me një rol të mundshëm në stafin e ri të Federatës Italiane të Futbollit, pranë Xhovani Malagos.
Lini një Përgjigje