TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2026, 19:18

Pamje të papublikuara më parë, Guardiola zgjidh enigmën e madhe të bisedës virale me njeriun “fantazmë” (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pamje të papublikuara më parë, Guardiola zgjidh enigmën e
pep guardiola

Pamje të papublikuara më parë nga FA Cup, krijuan përshtypjen se Pep Guardiola po zhvillonte një bisedë me një person “të padukshëm”, duke nxitur reagime dhe komente të shumta në internet.

Në videon që qarkulloi gjerësisht, tekniku spanjoll shihej duke folur dhe reaguar sikur kishte përballë një bashkëbisedues, çka bëri që shumë tifozë të mendonin me humor se ai po fliste me veten ose me një “fantazmë”.

Momenti u rikthye në vëmendje gjatë festimeve të Mançester Sitit për triumfet në Carabao Cup dhe FA Cup. Gjatë ceremonisë, kapiteni Bernardo Silva bëri shaka me situatën, duke thënë:

Pyetja është… Pep, njerëzit duan të dinë me kë po flisje.”

Deklarata shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve, përfshirë edhe vetë Guardiolën.

Më pas, FA Cup publikoi pamjet e plota të episodit, duke sqaruar situatën. Në video shihet se trajneri i Sitit në fakt po komunikonte me dy asistentë të ulur në rreshtat e fundit të stolit, të cilët nuk dukeshin në pamjen fillestare që u bë virale.

pep guardiola tekniku spanjoll

Lini një Përgjigje