Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari kanë fituar secili nga 5 milionë euro në vlerën e tyre në treg. Pas përditësimit, Asllani vlerësohet me 35 milionë euro, Avdullahu me 30 milionë euro, ndërsa Hajdari me 25 milionë euro.
Ndryshime ka pasur edhe për futbollistët që mbeten opsione për Kombëtaren shqiptare. Brajan Gruda është i vetmi që ka ruajtur të njëjtën vlerë, duke mbetur në kuotën e 28 milionë eurove.

Nga ana tjetër, Nelson Veiper ka pësuar rënie në treg, duke zbritur nga 10 në 7 milionë euro.
Rritje ka regjistruar edhe Arijon Ibrahimoviç, i cili nga 6 milionë euro ka kaluar në 10 milionë euro. Ndërkohë, Antoni Caci ka shënuar një ulje të lehtë, duke kaluar nga 8 në 7 milionë euro.
Lini një Përgjigje